Arbëri

Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme

reshjeve të jashtëzakonshme të borës në Gjilan ditën e djeshme, Komuna njofton se operatori ekonomik ka punuar me të gjitha kapacitetet 24 orë, duke bërë kështu që të gjitha rrugët të jenë të hapura dhe të kalueshme.

“Deri tani, nuk ka asnjë kërkesë nga ana e qytetarëve për ndonjë bllokadë eventuale”, thuhet në komunikatë.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka njoftuar se rrugën janë të hapura madje edhe në zonat më të thella malori si Gryka e Karadakut e Malësia e Zhegocit.

“Kompania kontraktuese po vazhdon punën me intensitet të shtuar edhe në këto momente. Do të punojmë pandërprerë, 24 orë, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë në qytet e fshatra, duke iu mundësuar qarkullim sa më të lehtë”, është shprehur Korça, njofton kjo komunë me anë të kumtesës për media.

Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestar: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në afat sa më të shpejtë.