Përzgjedhja e projektuesit për Hartën zonale në Prizren sërish me ankesa Foto: Koha

Përzgjedhja e projektuesit për Hartën zonale në Prizren sërish me ankesa

24 prill 2017 11:02

Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur operatorin ekonomik që duhet të projektojë Hartën zonale për tërë territorin e Komunës, pasi vendimi paraprak për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit qe kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP),shkruan sot “Koha Ditore”.

Në njoftimin e Komunës për rezultatet e konkursit të projektimit thuhet se fitues është përzgjedhur “Prima Engineering + Vizion Project” me 93.7 pikë, ku çmimi i kontratës është 135 mijë euro.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, ka pohuar se ky vlerësim është bërë pasi që OSHP-ja ka kthyer në rivlerësim këtë aktivitet të prokurimit, i cili qe anuluar nga Komuna e Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme