Arbëri

Pas rindërtimit, sheshi i Pejës do të bllokohet për qarkullim të automjeteve

Descriptive Text

Sheshi i qytetit të Pejës ka kohë që është bërë lehtë i pakalueshëm për automjete. Çdo ditë automjete të shumta shfrytëzojnë hyrjet e pabllokuara në të dyja anët e sheshit, duke kaluar lirshëm nëpër të.

Kështu, shoferët e automjeteve, për t’ia shkurtuar rrugën vetes, kalojnë lirshëm nëpërmjet sheshit, nisur që nga lartë te “Ura e zallit”, për të dalë në anën tjetër të sheshit, deri të rruga që shkon për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe anasjelltas.

Gjithashtu, sheshi është shndërruar edhe në parking, dhe nëpër të pa asnjë problem qarkullojnë baras me automjetet edhe banorët që banojnë në atë zonë. Edhe bizneset e shfrytëzojnë lirshëm hyrjen në shesh me automjete për të furnizuar lokalet e tyre.

Ky qarkullim i pandërprerë i automjeteve ka ndikuar edhe ë dëmtimin e pllakave të mermerta që ishin shtruar në vitin 2011.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)