Arbëri

Banorët akuzojnë një biznes në Lipjan se po u hedh mbeturina para hyrjes

Ka 5 vjet që banorët e një pjese të qytetit të Lipjanit përballen me mbeturinat që i hedh një biznes në afërsi të tyre.

Ata thonë që shumë shpesh janë detyruar t’i largojnë vetë, madje kishin arritur edhe një marrëveshje me biznesin, por pas një kohe, sërish biznesi ka vazhduar njëjtë, raporton KTV.

Banorët thonë se e kanë shumë të vështirë, pasi që mbeturinat hidhen para hyrjes së ndërtesës.

Përveç mbeturinave këta banorë kanë edhe një hall tjetër, thonë se ventilatorët e këtij biznesi kanë dëmtuar banesat e tyre.

E në afërsi të këtij biznesi ka edhe shtëpi, e të cilave po u sjellin mjaft telashe.

Ata thonë se janë ankuar edhe në komunë të Lipjanit, por që nuk janë marrë seriozisht.

E pas interesimit të televizionit, inspektorët komunalë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë premtuar se do të merren të gjitha masat.

E nga biznesi, prapa kamerës kanë thënë që pronari i ndërtesës është përgjegjës për këtë, sepse nuk u ka lënë zgjidhje tjetër.