Arbëri

Bizneset në Drenas vendosin flamujt që tregojnë prejardhjen e produktit

Foto: Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit ka filluar zbatimin e urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e flamujve ne të gjitha produktet.

“Në bazë të raportit të inspektorëve komunalë, është konstatuar se të gjithë operatorët ekonomikë në Komunën e Drenasit, me urdhëresën e MTI-së për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktet, të gjithë operatorët kanë vendosur flamurin duke treguar prejardhjen e produktit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Image

Inspektorët komunalë kanë inspektuar dyqanet dhe operatorët ekonomikë dhe kanë raportuar se në të gjitha lokalet kanë respektuar urdhëresën e MTI-së për prejardhja e produktit në bazë të flamurit.