Arbëri

Banorët e Lloqanit ia ndalin ujin njëri-tjetrit

Mbi 70 shtëpi në fshatin Lloqan të Deçanit tash e dy vjet vazhdimisht kanë probleme me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Edhe tash në mes të dimrit, pjesës së quajtur Polana, nuk u rrjedh asnjë pikë ujë në krojet e tyre. Cufë Himaj, banor i këtij fshati, tregon se ata kanë ujësjellës dhe gjithashtu edhe mjaft ujë që vjen nga bjeshka, por megjithatë janë duke u përballur me mungesë të ujit.

“Le që gjithë verën nuk kemi pasë ujë, por as tash në dimër prapë nuk kemi ujë. Gjysma e fshatit Pobergjë nuk ka ujë, kjo pjesë e Lloqanit nuk ka ujë, edhe pse ujë ka mjaft dhe kemi edhe ujësjellës, por kësaj pjese të fshatit nuk i vjen uji. Vjen një orë e pastaj ndalet sërish tërë ditën”, ankohet Himaj.

Me hapë puse për ujë, sipas tij, tash në dimër nuk mundet. Por edhe nëse hapin, siç thotë Himaj, uji nuk është i pijshëm.

“Disa kanë hapur më herët, por për pije nuk është ai ujë i puseve. Edhe tash nuk kemi nevojë me hapë puse kur ka mjaft ujë që vjen nga bjeshka ku e marrim ujin, por askush nuk është i interesuar që ta përmirësojë këtë gjendje, më të cilën po përballemi dy vjetët e fundit për ujë të pijshëm”, nuk e sheh ai të arsyeshme hapjen e bunarëve, pasi fshati e ka ujësjellësin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)