Arbëri

MAPL mbështet Malishevën në projektin e kanalizimit në fshatin Drenoc dhe Vërmicë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Drenoc dhe Vërmicë” në Komunën e Malishevës.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit, u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.