Arbëri

Parlamenti Studentor i UPZ-së dorëzon kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues: E kanë vendin në burg

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, ka dorëzuar në prokurori kallëzimin penal ndaj 4 anëtarëve të Këshillit Drejtues të UPZ-së (Bedri Muhadri, Isak Hoxha, Parim Kosova dhe Soner Yildirim).

Përmes një postimi në Facebook, thonë se ata, “me datë 21.12.2018, në një mbledhje pa kuorum, me vetëdije të plotë kanë vepruar kundërligjshëm, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, ku kanë lëshuar një vendim për zgjedhjen e u.d Rektorit të UPZ-së”.

“Me këtë rast të lartpërmendurit kanë kryer 2 vepra penale, atë të "Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar" sipas nenit 422 te KPRK-së dhe "Mos ekzekutimi i vendimit Gjyqësor" sipas nenit 402 të KPRK-së. Ne besojmë fuqishëm në Organet e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe presim që jo vetëm të anulohen këto vendime të jashtëligjshme të KD nga organet përkatëse, por këta shkelës kontinuel të ligjit të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimet meritore”, thuhet në një postim të tyre.

“Ne nuk do të ndalemi deri në zbatim të ligjshmërisë dhe do t'i shfrytëzojmë të gjitha alternativat ligjore që në UPZ të rikthehet normaliteti. Shkelësit e ligjit e kanë vendin në burg e jo në Universitet”, thuhet aty.

{gallery}