Arbëri

Si festuan romët Vitin e Ri në ndërtesat kolektive në Obiliq

Me muzikë, valle e fishekzjarrë, është pritur shënimi ndërrimit të viteve nga banorët e ndërtesave kolektive në komunën e Obiliqit, raporton KTV.

Kushtet jo të mira të jetesës nuk i kanë penguar qytetarët e komunitetit rom dhe ashkali për të festuar.

Madje, thonë se festat janë ditët më të mirëpritura për ta gjatë vitit.

Presin që në vitin 2019 do të kenë kushte më të mira për arsim dhe mundësi punësimi.

Përfaqësuesi i tyre tregon se kërkesat që i kanë adresuar deri tani janë plotësuar.

Qytetarët e komunitetit rom dhe ashkali janë me përqindje më të madhe të vendosur në komunat e Prizrenit, Obiliqit, Pejës, Ferizajit e Shtimes.