Arbëri

Shtimja Komuna më transparente, Leposaviqi me Zveçanin e Mamushën kurrkah

Përkundër obligimit ligjor, një numër i konsiderueshëm i komunave vazhdojnë të mos i publikojnë dokumentet buxhetore.

Nga 153 dëgjime publike të obliguara, 61 prej tyre nuk janë mbajtur, raporton KTV.

Sipas Institutit GAP, transparenca e plotë buxhetore mundëson përfshirjen e qytetarëve në proceset buxhetore dhe bën parandalimin e keq-menaxhimit të parasë publike.

Të gjeturat e raportit të Institutit GAP, tregojnë se krahasuar me vitin 2016, në vitin 2017, indeksi i rendit komunat në nivel më të lartë të transparencës buxhetore.

Përderisa në vitin 2016 vetëm 47% e komunave kanë mbledhur mbi 50 pikë në indeks, më 2017-n janë 53% të komunave me mbi 50 pikë të mbledhura.

Si problem tjetër nga Instituti GAP, po shihet formati i publikimit të dokumenteve buxhetore.

Sipas tyre, versioni Microsoft Excel lejon qasjen më të lehtë në analizimin e të dhënave, ku 55% e dokumenteve janë në këtë format, 20% në PDF, 17% në formatin PDF, i skanuar dhe 8% të dërguara përmes kërkesës.

Indeksi i transparencës buxhetore publikohet në baza vjetore nga Instituti GAP dhe përveç vlerësimit , ai përmban rekomandime konkrete për përmirësimin e transparencës buxhetore në secilën komunë.