Arbëri

Graçanica s`e shpenzon as gjysmën e buxhetit për investime kapitale

Graçanicë, 27 dhjetor - Shpenzime minimale për investime kapitale ka bërë Komuna e Graçanicës për nëntë muaj të këtij viti. Nga 4 milionë e 279 mijë e 532 euro të parapara për këtë kategori buxhetore, për periudhën janar-shtator janë harxhuar vetëm 1 milion e 541 mijë e 160 euro, që i bie diku ¼ e buxhetit për projekte kapitale.

Sipas raportit financiar për këtë periudhë, më së shumti mjete kjo komunë ka harxhuar për paga dhe mëditje, si për nga shuma, po ashtu edhe për nga përqindja e mjeteve të parapara, shkruan sot Koha Ditore.

Në tabelën e paraqitur në këtë raport thuhet se për paga dhe mëditje për këta nëntë muaj janë shpenzuar 2,103.032 euro (nga 2,863,924 të planifikuara), për mallra dhe shërbime janë harxhuar 591,574 nga 755,973 euro e parapara, për shërbime komunale 95,543 euro nga 160,297 euro të planifikuara, për subvencione dhe transfere janë harxhuar 165,860 euro nga 202,026 euro të parapara dhe për shpenzime kapitale janë shpenzuar 1,541,160 euro nga 4,279,532 euro që janë paraparë për sivjet.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)