Arbëri

Komuna akordon bursa për 20 studentë profilesh deficitare

Komuna e Klinës për këtë vit akademik ka vendosur të japë 20 bursa për studentë të kësaj komune, që janë studentë të rregullt të vitit të dytë e më lart dhe që kanë notën mesatare mbi 7.5.

Studentët fitues të bursës do të marrin nga 500 euro për këtë vit akademik, përkatësisht nga 50 euro në muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse shuma e mjeteve prej gjithsej 10 mijë eurosh për 20 bursa nuk është edhe aq e lartë, drejtuesit e kësaj komune e konsiderojnë si një motivacion për studentë, sidomos për ata që studiojnë profilet që janë deficitare në këtë komunë.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)