Arbëri

LVV-ja e cilëson katastrofal akordimin e mjeteve nga Ligji për Obiliqin

Katastrofale e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje mënyrën se si pushteti komunal i ka planifikuar t’i shpenzojë rreth 5 milionë euro që janë grant shtesë nga Ligji për Obiliqin.

Kryetari i Qendrës së kësaj partie në Obiliq, Halil Thaçi, ka thënë se 4 milionë euro Komuna ka planifikuar t’i shpenzojë në infrastrukturë, ndërsa vetëm 70 mijë për shëndetësi. Sipas tij, ky është një disproporcion shumë i madh kur dihet që shëndeti i qytetarëve të kësaj komune është në rrezik nga ndotja, shkruan sot Koha Ditore.

“Nga Ligji për Obiliqin, Komuna ka përfituar një shumë prej 4 milionë e 972 mijë e 124 euro. Prej 2019 mjetet alokohen dhe shihe çfarë ndarjeje katastrofale e kanë ba për ato mjete. 4 milionë euro investime kapitale, ndërsa shkojnë me 70 mijë euro në shëndetësi dhe 70 mijë euro për kulturë e sport, 150 mijë për bujqësi, 300 mijë për uljen e çmimit të rrymës, çka mendojmë se është shumë gabim”, ka theksuar Halil Thaçi.

Ndërkohë, shefi i GK të LDK-së, Shaip Paloja, ka thënë se është mirë që është arritur të merret 20-përqindëshi i tantienës që e parasheh Ligji për Obiliqin, që të njëjtat të derdhen në buxhetin komunal.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)