Arbëri

Shpërndahen pajisje pune për 9 sipërmarrje të reja në Prizren

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit dhe ata të AZHR Jug, të mërkurën, kanë shpërndarë pajisje pune për sipërmarrësit e rinj, të cilët kanë përfituar nga skema e granteve “Përkrahje e zhvillimit të ndërmarrësisë në Komunën e Prizrenit”. Sipas drejtuesve të Komunës, këta sipërmarrës kanë pasur ide të mira, por jo edhe kapital të mjaftueshëm për ta filluar biznesin e tyre

Kryetari Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se Prizreni edhe më herët ka pasur një traditë të ndërmarrësisë, porse ajo kryesisht ka qenë e bazuar në tregti, shkruan sot Koha Ditore.

“Krijimi i një mjedisi për ide dhe iniciativa të reja i ka motivuar këta persona që sot të jenë përfitues për të ndërmarrë diç në lëmin e biznesit duke participuar me 20 për qind të shumës”, është shprehur Haskuka, duke shtuar se projekti është realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me AZHR Jug, me ç’rast përfituesit janë përzgjedhur bazuar në idenë kreative dhe biznes-planin e hartuar.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)