Arbëri

Brenda dy jave në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ngritur 75 aktakuza

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2 ( dy) aktakuza kundër 2(dy) personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 (tre) kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.

“Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 ( shtatëdhjetë e tre) aktakuza kundër 73 (shtatëdhjetë e tre) të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe 8 (tetë) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 (nëntë) propozime për masë Edukative, gjithashtu 7 ( shtatë) masa për Diversitet.