Arbëri

Pejanët dhurojnë rroba dimri për nevojtarët

Descriptive Text

Në qendër të qytetit të Pejës, të premten, janë shpërndarë rroba të grumbulluara për dimër për qytetarë dhe familje nevojtare.

Ky aksion i grumbullimit të rrobave të ndryshme për dimër është zhvilluar në kuadër të iniciativës “Zbute dimrin pak”, përcjell Koha Ditore.

Në fakt, kjo iniciativë e grumbullimit të rrobave për dimër për qytetarët nevojtarë ka qenë e Leonita Krasniqit nga Komuna e Pejës, nxënëse 16-vjeçare e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë dhe nxënëse e shkollës joformale të Aktivizimit për trajnimin e të rinjve për aktivizim në komunitet.

Ky aksion ka filluar nga dita e martë dhe grumbullimi i rrobave është bërë në zyrat e OJQ “Syri i Vizionit” dhe Qendrës Rinore Inovative...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).