Podujeva shpenzon afro gjysmë milioni për lëndë djegëse

Podujeva shpenzon afro gjysmë milioni për lëndë djegëse

21 prill 2017 12:30

Komunarët e Podujevës kanë bërë goxha shpenzime për lëndë djegëse gjatë vitit të shkuar. Janë 350 mijë e 905 euro që i kanë harxhuar për këtë kategori buxhetore, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin financiar për 2016, shihet se shumë jo e vogël është harxhuar edhe për shpenzimet e udhëtimit, 15 mijë e 69 euro. Rreth gjysmë milioni të tjerë, zyrtarët komunalë të Podujevës i kanë harxhuar edhe për “shpenzimet për shërbime” 454 mijë e 804 euro, pastaj për blerje tjera të mallrave dhe shërbimeve 249 mijë e 67 euro. Lirë nuk u kanë kushtuar as shpenzimet telefonike, ku 11 mijë e 571 euro janë për shërbimet e telekomunikimit dhe 8 mijë e 843 euro për shpenzimet telefonike.

(tekstin e plotë rreth shpenzimeve komunale, lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme