Arbëri

Graçanica dhe “Help” ndihmojnë hapjen e bizneseve të reja

Zyrtarët komunalë të Graçanicës kanë ftuar të interesuarit e mundshëm që bashkë me organizatën gjermane “Help” të ndihmojnë me grante në hapjen e bizneseve të reja dhe ato ekzistuese.

Në një njoftim të kësaj komune, thuhet se kjo ndihmë është në kuadër të projektit: “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”. “Organizata gjermane ‘Help’ në vitin 2017 do të japë të paktën 20 grante për të filluar një biznes apo forcimin e një biznesi ekzistues, në mënyrë që të ulet papunësia dhe për të mbështetur sektorin privat”, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.