Arbëri

Komuniteti kërkon të jetë mbikëqyrës i realizimit të projekteve

Është mbajtur në Pejë tryeza nga instituti GAP e “Syri i Vizionit” me përfaqësues të bashkësive lokale të komunave të Dukagjinit, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht është thënë se realizimet e projekteve në lokalitet e ndryshme të komunave të Dukagjinit, pavarësisht se kush i financon, në shumicën e rasteve punimet kryhen keq, duke mos u marrë për bazë, reagimet, ankesat apo kërkesat e komunitetit.

Pasojat pastaj janë dëmtimet në infrastrukturë, shpenzimet shtesë nga buxhetet komunale për përmirësime etj.

Përfaqësuesit e disa fshatrave dhe bashkësive territoriale të Pejës, Istogut, Klinës dhe Deçanit, kanë treguar nga përvoja e tyre e viteve të kaluara se e rëndësishme është mbikëqyrja e projekteve që realizohen në lokalitet e tyre dhe reagimi për ndërprerjen e punimeve nëse ato nuk kryhen sipas projekteve, pasi në shumicën e rasteve ato projektohen edhe në bazë të kërkesave të komunitetit.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.