Arbëri

KKSB-ja e Malishevës kundër mjeteve piroteknike në festat e fundvitit

Descriptive Text

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Malishevës u ka apeluar qytetarëve që të mos përdorin mjete piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Me këtë rast është kërkuar nga organet komunale që të kontrollojnë shitjen e këtyre mjeteve. Ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të FSK-së kanë shprehur gatishmërinë që të realizojnë ligjërata ndërgjegjësuese rreth kësaj teme, shkruan sot Koha Ditore.

“KKSB-ja e Malishevës, në mbledhjen e katërt për këtë vit, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë trajtimit të temave për sigurinë e përgjithshme, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin mjete piroteknike për festat e fundvitit”, thuhet në komunikatën e Zyrës komunale të informimit. Aty theksohet se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit është një problematikë me të cilën përballen qytetarët dhe se për këtë arsye KKSB-ja gjatë debatit në mbledhje ka dalë me apelin” “I sigurt pa fishekzjarrë, ti dhe të tjerët!”.

“Anëtarët e KKSB-së, në kuadër të masave preventive për përdorimin e mjeteve piroteknike, kanë kërkuar nga Inspektorati dhe organet e tjera që të mos i lejojnë subjektet afariste të palicencuara dhe shitësit ambulantë që të shesin mjete piroteknike.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)