Arbëri

Pejanët kërkuan zëvendësimin e gypave të ujësjellësit nga asbesti

Descriptive Text

Ekzekutivi i Komunës së Pejës në prag të fundit të këtij vitit,ka mbajtur të mërkurën mbrëma një takim me qytetarët, në të cilin kryetari i Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar në pika të shkurta disa nga projektet që i ka realizuar Komuna gjatë 2018-s dhe disa nga projektet që vazhdojnë dhe që fillojnë vitin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kreut të Pejës, pjesa më e madhe e investimeve ka qenë në infrastrukturë rrugore, derisa siç shtoi ai, investime ka pasur edhe në objektet shkollore, në kanale të ujitjes, ndriçim publik dhe në rregullim të infrastrukturës publike dhe kanalizime.

Shumën e investimeve që janë bërë nga Komuna gjatë vitit që po lëmë pas, Muhaxheri nuk e ka potencuar, por pohoi se ky vit ka qenë viti me më shumë investime gjatë mandatit të tij si kryetar. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).