Arbëri

Kontraktohet operatori për infrastrukturën e deponisë së Zhurit

Descriptive Text

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për rregullimin e infrastrukturës në deponinë e mbetjeve inerte në fshatin Zhur. Sipas njoftimit të publikuar në ueb faqen e Komunës, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 80 mijë euro, ndërkohë që pas procedurave të prokurimit është përzgjedhur operatori me ofertën prej 66 mijë eurove.

"Çmimi total i punëve duhet të jetë 66.056,30 €", shkruan në kontratën e nënshkruar prej përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik dhe Udhëheqësit të Sektorit të Prokurimit në Komunën e Prizrenit.

Në njoftimin për dhënie të kësaj kontrate shkruan se data e dhënies së kontratës është 29 nëntori 2018, derisa në kontratë figuron se e njëjta është nënshkruar me datën 30 nëntor 2018.

(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)