Arbëri

Lagjja “Arbana” përfiton rrjet të ri energjetik

Banorët e lagjes “Arbana” të Prizrenit kanë përfituar rrjetin e ri elektrik. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se synim kryesor i këtij investimi ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë me energji elektrike.

“Është vendosur një trafo e re me fuqi 400 kVA, si edhe janë vendosur 44 shtylla betoni për tension të ulët”, ka njoftuar Buzhala. Sipas tij, përveç trafos dhe shtyllave, në këtë lagje është bërë edhe ndërrimi i kabllove. “Janë vendosur 3.000 metra kabllo nëntokësore për tension të mesëm dhe 2.000 metra sosh ajrore për tension të ulët”, tregon Buzhala, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore. 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.