Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushatë vetëdijesimi kundër rriqrave në shkolla të Klinës

Ka nisur fushata me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për rrezikun nga rriqrat, në gjitha shkollat e mesme dhe në ato fillore të Komunës së Klinës.

Infektologu në Klinë, Haxhi Ibishi, që është edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës, ka thënë se në këtë fushatë nuk janë të përfshirë edhe qytetarët e tjerë, me përjashtim të atyre që duan vetë të marrin pjesë në ligjëratat që zhvillohen në kuadër të kësaj fushate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo fushatë ishte planifikuar të niste në fillim të javës së kaluar, mirëpo për shkak të pushimit pranveror të shkollave, ajo ishte shtyrë për këtë javë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.