Arbëri

MAPL mbështet aplikimin e masave të efiçencës së energjisë në Rahovec

MAPL mbështet Komunën e Rahovecit në financimin e projektit - Aplikimi i masave të efiçencës së energjisë - ndriçimi publik në Komunën e Rahovecit, transmeton Koha.net.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit - Aplikimi i masave të efiçencës së energjisë - ndriçimi publik, në Komunën e Rahovecit.