Arbëri

Opozita kundërshton ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Ferizajt

Pikërisht në ditën e Pranverës, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, futi ekskavatorët në qendër të qytetit për të ndërtuar sheshin përball objektit të Komunës të cilën e drejton. 

Por, ndalimin e punimeve po e kërkon opozita me që me këtë projekt qyteti po degradohet dhe po i humb vlerat e tij. Sipas opozitës, përveç kësaj, kryetari ka rënë në kundërshtim me dy dokumentet e veta, atë të fizibilitetit që i është bërë këtij sheshi dhe qendrës së mobilitetit.