Arbëri

Inspektorati i Pejës prej 4 muajsh pa inspektor të veterinës

Inspektorati komunal i veterinës së Pejës që nga muaji gusht ka mbetur pa inspektor të veterinës.

Inspektori i veterinës që ishte ka marrë nën drejtim projektin nacional të trajtimit të qenve endacakë.

Prej katër muajsh Komuna e Pejës nuk e ka zëvendësuar atë me ndonjë tjetër, qoftë edhe me kontratë në vepër, derisa ai të kthehet sërish në vendin e tij punës, pasi të përfundojë projekti për trajtimin e qenve endacakë.

Drejtori i Inspektoratit komunal, Leotrim Murtezaj, thotë se ka kërkuar që të angazhohet një inspektor i veterinarisë, por ende nuk është angazhuar asnjë nga Komuna.

“Presim që inspektori ynë të kthehet sërish në punë, por derisa ai të kthehet ka në treg veterinarë dhe mundësisht të angazhohet një. Nuk besoj që do të kishte pengesa buxhetore për angazhimin e tij, sepse rëndësia e Inspektorit të Veterinës është shumë e madhe. Por mendoj më tepër është te neglizhenca e Komunës të angazhojë një inspektor veterine”, thotë Murtezaj. \Ilir Osmanaj.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore