Arbëri

Të riatdhesuarit në Pejë përballen me mungesë strehimi e papunësi

Descriptive Text

Pejë, 21 shkurt - Ëndrra për një jetë më të mirë i ka kthyer në realitetin e hidhur qindra qytetarë të Komunës së Pejës, të cilët pavarësisht shpenzimeve, sakrificave e rreziqeve të kalimeve të kufijve ilegalisht, sërish gjenden aty ku ishin në fillim.

Të riatdhesuarit po përballen madje me probleme edhe më të mëdha sesa që i kishin para se të marrin rrugën për në një vend të Perëndimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë fat e kanë pasur gjithsej 605 persona nga Komuna e Pejës, sa janë riatdhesuar katër vjetët e fundit. Prej tyre më së shumti kanë qenë shqiptarë dhe të komunitetit RAE. Gjatë këtyre katër vjetëve janë riatdhesuar 314 shqiptarë, 153 romë, 64 egjiptianë, 23 boshnjakë, 49 ashkalinj, 3 goranë dhe 1 serb. Të gjithë këta i kanë dëbuar nga 12 vende të ndryshme të Evropës, e më së shumti, rreth 450 veta, nga shteti gjerman.

Në Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim, e cila i grumbullon kresat e tyre për banim, mobilieri, ushqim... pasi të riatdhesohen ata, thonë se në këta katër vjetët e fundit, çdo vit numri i të riatdhesuarve është duke u dyfishuar.

vitin e kaluar janë riatdhesuar 387 persona, që janë gati trefish më shumë se në vitin 2015”, thotë Sabahudin Cirikoviq, shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim. Drejtoresha e kësaj drejtorie, Suzana Muriqi, tregon se sfida më e madhe për të riatdhesuarit dhe për vetë komunën është sigurimi i banimit të qëndrueshëm për këta persona të riatdhesuar dhe punësimi i tyre në sektorin privat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.