Arbëri

Gjilani shënon 21 vjetorin e partneritetit me MAN-in nga Franca

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën një delegacion të organizatës franceze MAN, në përbërje të Jean Yves Carlen, Jean Marc Muller dhe Marie Betinger.

Kryetari Haziri, i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Gjilanit, duke thënë se ky takim shënon 21-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit të Gjilanit me ta, e që ka pasuar partneriteti me Komunën e Luterbah dhe regjionin e Strasburgut, i cili është formalizuar në vitin 2001, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi i organizatës franceze MAN, Jean Yves Carlen, tha se janë duke punuar që një grup i të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), në krye me Djellza Selishën, sa më shpejtë ta vizitojë Francën, në një takim me të rinjtë atje për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave.