Arbëri

Gjilani prej 17 vjetësh pa zgjidhje për ujërat atmosferike

Rruga “Halim Orana”, e cila është një prej rrugëve kryesore të Gjilanit, ku edhe gjendet universiteti “Kadri Zeka”, është vërshuar nga reshjet e fundit të shiut, duke bërë që të vështirësohet qarkullimi i këmbësorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shoqëria civile e Gjilanit, ndërkaq, thotë se qeverisja komunale ka bërë investime në rregullimin e lumit Mirusha dhe në rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, mirëpo këto investime janë bërë pjesërisht për disa rrugë, duke mos pasur një plan të përgjithshëm lidhur me ujërat atmosferike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.