Arbëri

Deponia në Mirash në mospërputhje me kriteret ligjore

Zyrtarët komunalë të Obiliqit po konsiderojnë se deponia e mbeturinave që gjendet në Mirash nuk i përmbush kriteret dhe kushtet e përcaktuara me ligj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në raportin e përgatitur nga Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në këtë komunë, që përmbledh aktivitetin për vitin 2016, thuhet se kjo deponi bie ndesh me tri nene të Ligjit për mbeturina nr. 02/L-30. Komunarët e Obiliqit kanë kërkuar nga zyrtarët e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave që të përmbushin një sërë kriteresh.

“Në kuadër të mbikëqyrjes së aktiviteteve, përputhshmërinë e tyre me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit, është bërë kontroll në deponinë rajonale në Mirash... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.