Arbëri

Në Rahovec nis gjobitja për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate

Një delegacion i Komunës së Rahovecit, i kryesuar nga kryetari Smajl Latifi, ka vizituar fshatin Polluzhë dhe nga aty kanë njoftuar se nga dita e enjte do të fillohet me gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate.

“Veprimeve të tilla skandaloze duhet t'u themi mjaft. Hedhja e mbeturinave në natyrë, për më tepër, tek një lokacion i shenjtë siç është varri i dëshmorit Afrim Bajraktari në Polluzhë, është akt i ulët që s'bën të ndodh. Nga e enjtja do të fillojnë gjobat mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate dhe ne si Komunë jemi të përkushtuar që t'i shkojmë deri në fund kësaj pune”, ka thënë Latifi, raporton Koha.net.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së Rahovecit që ta mbajnë qytetin e pastër e të bukur.

{gallery}