Arbëri

Banorët e Nakaradës në hall me mbeturinat

Banorët e lagjes “Nakaradë” të Fushë Kosovës, të cilët jetojnë krejt afër një objekti të hekurudhave ankohen se ai vend është kthyer në deponi ilegale për hedhjen e mbeturinave.

Anëtarët e familjes së Arben Tërnavës, qysh në hapin e parë kur dalin nga shtëpia e tyre, përballen me gjithë këto mbeturina të hedhura.

Tërnava thotë se nga kjo po u rrezikohet shëndeti, për çka kërkon të ndërmerren masa menjëherë në pastrimin e këtij vendi.

E më e vështirë, banorët thonë se bëhet atëherë kur këtyre mbeturinave dikush ua vë zjarrin.

Kohavisioni ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunë së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili ka thënë se ajo pronë u takon Hekurudhave të Kosovës dhe nuk mund të ndërhyjnë.

Ndërkaq askush nga zyrtarë të “Infrakosit” nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje, me arsyetimin se është ditë feste.