Arbëri

6 bizneseve në Pejë u jepen në shfrytëzim 3 hektarë e gjysmë për 45 vjet

Komuna e Pejës e ka përfunduar procesi për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale për industrinë e drurit.

Toka që u është dhënë në shfrytëzim bizneseve të kësaj fushe, gjendet në lokacion e quajtur Zagermë, poshtë bazës ushtarake të KFOR-it italian në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komisionit komunal për dhënie të tokës komunale në shfrytëzim, Jeton Abazaj, thotë se 368 arë tokë komunale u është dhënë gjashtë bizneseve në shfrytëzim për 45 vjet.

Për këta 45 vjet, sipas tij kjo pronë do të figurojë si pronë e këtyre bizneseve në fletët poseduese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.