Kanali kryesor i Pejës për ujitje, i quajtur kanali jugor prej vitesh nuk është pastruar. Kërkesat për pastrimin e tij kanë qenë të vazhdueshëm siç thonë banorët e fshatrave, që kanë ujitur tokat e tyre nga ai, shkruan sot “Koha Ditore”.
Prej këtij kanali në gjatësi prej 16 kilometrash, kanë ujitur më herët bujqit e dhjetëra fshatrave të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Disa herë kemi kërkuar edhe në komunë edhe në kompaninë ‘Drini i Bardhë’ që të pastrohej ai kanal, se na banorët nuk kemi mundur më me e mirëmbajt atë”, thotë Muhamet Berisha, kryetar i Bashkësisë Territoriale- Kryshec.
Sipas tij, bujqit e atyre fshatrave tokat i kanë ujitur vetëm pesë vjetët e parë të pasluftës, kur banorët vetë e kishin pastruar atë kanal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.