Arbëri

Gjilani ende s’e ka gati projektin për varreza të reja

Qeverisja lokale e Gjilanit ende nuk e ka gati projektin me të cilin do të synohet rregullimi i hapësirave në varrezat e reja të qytetit sipas standardeve, me gjithë sigurimin e pronës 11-hektarësh në Velekincë. Komunarët deklarojnë se kanë diskutuar edhe me bashkësitë fetare në Gjilan sa i përket projektit të varrezave, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli i Bashkësisë Islame në këtë projektin e varrezave të reja të qytetit do të participojë me ndërtimin e objektit për pastrimin e kufomave dhe një objekti i cili do të përdoret për falje dhe ceremoni varrimi, dhe një pjesë e hapësirave të jepet edhe për komunitetet e tjera fetare.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, deklaron se Komuna do të investojë në ndërtimin e infrastrukturës së varrezave të reja të qytetit dhe do të investojë edhe në vendosjen e rrethojave. Thekson se janë në hartim të projektit final për varrezat në Velekincë. /F.Azemi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)