Shumë pranë objektit të shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj po ndërtohet një unazë rrugore.
Ky ndërtim, sipas përfaqësuesve të opozitës në këtë komunë, rrezikon në masë të madhe jetën e nxënësve dhe stafit të shkollës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsa Fejzullahu nga LDK-ja, sipas informacioneve që ka, thotë se prindërit janë shprehur kundër, por komunarët veprojnë pa e pyetur askënd.
Ndërkaq, Qazim Xani nga AAK-ja e kësaj komune, thotë se rreziku i drejtpërdrejtë i nxënësve nuk i intereson fare komunës, pasi hallin e vetëm, sipas tij, zyrtarët komunalë e kanë përfitimin material për vete.
Hajriz Koci zëdhënës i komunës së Skenderajt, vlerëson se askujt nuk do t’i rrezikohet jeta me ndërtimin e kësaj unaze rrugore.
Koci është shprehur se rruga që po ndërtohet është në harmoni me planin urbanistik dhe unaza e qytetit po ndërtohet me qëllim që të lirohet pjesa e sheshit “Adem Jashari”, zgjerimi i të cilit pritet të bëhet vitin e ardhshëm dhe të lehtësohet qarkullimi në qytet.