Arbëri

Jepet në shfrytëzim për 15 vjet qendra grumbulluese fruta-perimeve

Descriptive Text

Zyrtarët komunalë të Podujevës ia kanë dhënë kompanisë “Albini” Qendrën grumbulluese për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve që gjendet në fshatin Sfeçël.

Kjo qendër që ishte ndërtuar nga Komisioni Evropian, përballë Qendrës private të Bekim Vokrri, i është dhënë këtij fermeri në shfrytëzim për 15 vjet. Sipas një njoftimi për media, kontrata është nënshkruar të enjten ndërmjet kryetarit të komunës, Agim Veliu dhe fermerit, Bekim Vokrri, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.