Arbëri

Në Pejë mbetet mister zhdukja e ditarëve të Shkollës së Mjekësisë

Ditarët e zhdukur të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, në Pejë, mbesin ende mister. Ata janë vjedhur para tri jave nga persona ende të pa njohur, të cilët kishin hyrë në shkollë përmes dritareve të banjës, duke i thyer xhamat e pastaj e kishin thyer edhe derën e blinduar të zyrës së drejtorit të shkollës dhe i kishin vjedhur të gjithë 19 ditarët e kësaj shkolle, që gjendeshin në tavolinën e drejtorit.

Duket se të panjohur do të mbesin, pasi hetuesit policorë, ende nuk kanë arritur që të i zbulojnë autorët e kësaj vjedhje, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.