Arbëri

Ministria e Financave mbështet Malishevën rreth rajonizimit

Kërkesa e qytetarëve të Komunës së Malishevës lidhur me çështjen e rajonizimit deri tashti është përfillur vetëm nga Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës.

Sipas autoriteteve komunale, kjo ministri kishte marrë veprime për ndalimin e kalimit të shërbimeve në rajonin e Gjakovës si edhe kthimin e tyre në atë të Prizrenit. “Ministria e Financave, e ka ndalë, kalimin e disa sektorëve, siç është ATK-ja dhe të tjera që lidhen me këtë ministri, nga rajoni i Prizrenit, në atë të Gjakovës”, ka thënë Artan Paçarizi, zyrtar informimi në Komunën e Malishevës.

Sipas tij, ky veprim është ndërmarrë nga organet qeveritare pas kërkesës së komunës për rikthimin në rajonin e Prizrenit, që është prezantuar nga kryetari Ragip Begaj, gjatë një vizite të kryeministrit Isa Mustafa. Në të njëjtën kohë ka vlerësuar se këta hapa nuk janë të mjaftueshëm.

(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.