Arbëri

Gjilani përkujton 18 vjetorin e masakrës së Llashticës

Sot, institucionet komunale të Gjilanit kanë vënë kurora lulesh para varreve të 26 martirëve të Llashticës, në mesin e të cilëve janë pleq e plaka dhe nxënësi 11 vjeçar Lulzim Musliu, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Emrush Selimi nga Llashtica e Gjilanit e ka të vështirë sot derisa e kujton tmerrin që ai me bashkëfshatarët e tij e kishin përjetuar 18 vite më pare, kur forcat militare e paramilitare serbe vranë 26 civilë shqiptarë.