Arbëri

Fushë - Kosova bart afro 2 milionë euro të projekteve kapitale

Shumë e madhe mjetesh u ka “tepruar” komunarëve të Fushë-Kosovës nga mjetet e dedikuara për projekte kapitale gjatë 2016-s, shkruan sot Koha Ditore .

Janë 1.8 milionë euro që komuna nuk ka mundur t’i shpenzonte gjatë këtij viti kalendarik. Kjo shumë, sipas shefit të Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci, është 40 për qind e mjeteve të parapara për këtë kategori buxhetore.

Ai ka thënë se raporti financiar 2016 i Komunës së Fushë-Kosovës është vetëm një konfirmim financiar i dështimeve të njësive komunale që me ligj janë të obliguara të zgjidhin problemet e përditshme të qytetarëve dhe të hapin perspektivën e të rinjve për jetë normale në vendin e tyre.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.