Arbëri

LVV-PDK e cilësojnë dështim projektin e objektit shkollor në Fushë Kosovë

I dështuar konsiderohet nga partitë opozitare projekti i Komunë së Fushë-Kosovës për ndërtimin e një shkolle në lagjen “Dardania”, afër shkollës “Mihal Grameno”.

Për zyrtarët e LVV-së ky projekt nuk është aspak serioz, ndërsa ata të PDK-së thonë se objekti mund të mbetet i pashfrytëzuar sikur që ka ndodhur deri tashti me disa projekte të ndërtuara më parë nga Komuna e Fushë-Kosovës. Nëpërmjet një reagimi, lëvizja Vetëvendosje e Fushë-Kosovës konsideron se në këtë lagje duhet të ndërtohet një objekt i paraparë për 2.500 nxënës e jo për 10 klasa, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Si çdo investim tjetër i sjellë nga kjo qeverisje komunale, edhe ky për ndërtimin e shkollës së re në Fushë-Kosovë, që është tepër i nevojshëm, fatkeqësisht nuk është aspak serioz. Komuna po vazhdon në njëfarë forme me u tallë me qytetarët dhe nevojat e tyre, duke ofruar këso ‘zgjidhje’ që nuk janë as afatgjata, as nuk e rregullojnë problemin dhe më shumë veç se do të sjellin probleme të tjera në të ardhmen”, kanë thënë në zyrtarët e LVV-së nëpërmjet këtij reagimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22