Arbëri

Disa lagje të Janjevës, të rrezikuara nga rrëshqitja e gurëve

Banorët e fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit prej më shumë se 3 vjetësh po përballen me rrëshqitje të gurëve në disa lagje si pasojë e mosndërtimit të mureve mbrojtëse.

Banorët kanë shpjeguar se fshati është i ndërtuar në pjesën e epërme të kodrës, andaj ankesat e tyre për ndërtimin e mureve mbrojtëse nuk janë marrë parasysh nga komuna, shkruan sot “Koha Ditore”.

Telashe të tilla shpeshherë po paraqiten edhe në rrugën kryesore të fshatit, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.