Arbëri

Gratë e Pejës kërkojnë të drejtojnë më shumë drejtori komunale

Descriptive Text

Gratë e përfshira në jetën politike dhe institucionale në Komunën e Pejës, nuk janë të kënaqura me pozicionin e gruas dhe me përfaqësimin e saj në postet vendimmarrëse.

Ato duan që garantimi sipas Ligjit për barazi gjinore të përfaqësimit të femrës me kuotën prej së paku 30 për qind në institucionet publike, të mbulojë edhe pozicionet politike, siç janë postet e drejtorëve komunalë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtuesit e drejtorive emërohen nga kryetari i komunës, të cilit në emërtimin e drejtorëve komunalë nuk e obligon ligji për respektimin e kuotës së 30-përqindëshit të gjinisë femërore.

Femrat pejane duan që edhe kjo të ndryshojë në llogari të rritjes fuqizimit të gruas në vendimmarrje dhe perspektivës gjinore në kuadër të politikave dhe strategjive komunale dhe përfaqësim gjinor të barabartë edhe në ato poste politike, që mbizotërohen nga meshkujt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.