Arbëri

Në Ferizaj dështon dhënia e parcelës banesore në shfrytëzim për 99 vjet

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Ferizajt ka anuluar vendimin për fillimin e procedurave për dhënien e një parcele prej 25 arësh në shfrytëzim për 99 vjet në të cilën parashihej rindërtimi i tri objekteve banesore.

Kjo Komunë ka iniciuar procedura në mënyrë të jashtëligjshme për dhënien e kësaj parcele në shfrytëzim, derisa në banesat e vjetra të ndërtuara gjatë viteve ‘50, banorët duhet të kenë bashkëpronësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sa u përket ndërtesave të vjetra, të cilat janë të ndërtuara mbi parcela komunale, në ligjin për bashkëpronësi thuhet se një ndërtesë në pronë publike komuna duhet t’ia bartë pronën në emër të banorëve dhe në bazë të kontratës në bashkëpronësi, mirëpo komuna pa pjesëmarrjen e banorëve në këtë proces ka zhvilluar procedurat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.