Arbëri

Gjobitet me 5 mijë euro Komuna e Dragashit – s’e ka zbatuar projektin e ujësjellësit

Me 5 mijë euro, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjobitur Komunën e Dragashit për shkak se nuk ka zbatuar vendimet dhe urdhëresën e këtij organi lidhur me ndërtimin e ujësjellësit.

Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se zyrtarët komunalë në këtë projekt të prokurimit kanë shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, rregullat e tij dhe i janë shmangur përmbarimit të vendimeve të nxjerra nga OSHP-ja, raporton KTV.

Por Kryetari i kësaj Komune, Salim Jonuzi thotë se dyshon në vendimin e OSHP-së.

Sipas Jonuzit, OSHP-ja asnjëherë nuk ka vendosur për një kompani të caktuar, por tri herë e ka dërguar lëndën në rishqyrtim.

Jonuzi dyshon që ky organ ka tendencë që këtë tender t’ia japë ndonjë kompanie.


Gjobitet me 5 mijë euro Komuna e Dragashit – s... by kohanet