Arbëri

“Parku i Aventurave” i ndihmon Pejës të kthehet në destinacion turistik

I pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar “Parkun e Aventurave”, për të cilin ka thënë se është unik në rajon, derisa ka shprehur bindjen se ky do t’i ndihmojë Pejës të kthehet në destinacion turistik.

“Me kënaqësi të madhe ju prezantoj edhe një atraksion turistik në qytetin tonë Parkun e Aventurave, i cili është unik në gjithë rajonin tonë. Përkushtimi jonë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik është udhërrëfyes për ta bërë qytetin e Pejës destinacion turistik”, ka shkruar Muhaxheri në profilin e tij në Facebook.

{gallery}