Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vihet në ankand publik hoteli që është në procedurë gjyqësore

Komunarët e Podujevës kanë vendosur që ta japin në shfrytëzim objektin hotelier “Mileniumi 2000”, i cili është në procedurë gjyqësore. Ky objekt që gjendet në fshatin Orllan ishte dhënë edhe më herët me qira, ndërkohë që borxhet që shfrytëzuesi i ka Komunës së Podujevës kanë arritur disa mijëra euro, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ka bërë që çështja të shkojë në gjykatë. Të vetmen gjë që e kanë bërë zyrtarët komunalë (pos dërgimit të lëndës në gjykatë), është një kërkesë drejtuar shfrytëzuesit të deritashëm për ta liruar objektin. Në seancën kur është miratuar kjo pikë, opozita ka pasur qëndrime të ndryshme. LVV-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër derisa të vijë prej vizitës në Shqipëri drejtori për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Abaz Llugaliu, në mënyrë që t’ua shpjegojë gjithë procedurën se çka ka ndodhur rreth këtij objekti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë PDK-ja është shprehur pro miratimit të këtij vendimi për, siç kanë thënë zyrtarët e saj, që kjo pronë të mos shfrytëzohet edhe më tutje si deri tash. Por, shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, e ka pasur një kërkesë për Komisionin për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.