Ka gjashtë vjet që banorët e Miradisë janë në telashe me nënkalimin

19 shkurt 2017 21:40

Ndërtimi i nënkalimit në Miradi të Poshtme të Fushë-Kosovës ka gjashtë vjet që po u shkakton vetëm telashe banorëve të fshatit.

Për të hyrë apo dalë nga fshati atyre u duhen të kalojnë disa kilometra, për shkak se shpesh ngrihet niveli i ujit në lumin Sitnica.

Kjo situatë sipas kryetarit të fshatit, Sabit Bullovci ka filluar të bëhet e padurueshme, andaj nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen nëse nuk zgjidhet bllokada, të marrin edhe masa të tjera.

Problem tjetër, sipas tyre, mbetet edhe mosrregullimi i vendkalimit për këmbësorë, të cilët vazhdimisht rrezikohen nga shpejtësia e madhe e veturave.

Një vit më parë, Ministria i Infrastrukturës pati premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zyrtarë të Ministrisë edhe tash thonë se shumë shpejt do ta rregullojnë nënkalimin.

Fshatrat nga kalon kjo urë me vite të tëra janë përballur me vërshimet e shumta për shkak të daljes nga shtrati të lumit Sitnica.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme